IN: Strategji Dekonstruktive

IN: Strategji Dekonstruktive 150 150 Hoja

Strategji Dekonstruktive

Një strategji që po përdoret jashtëzakonisht shumë, është krijimi i një mjedisi të kontrolluar, në të cilin nuk ka vend autenticiteti, kritika, konfrontimi i argumenteve, dhe e verteta.
Ekziston një dilemë tek secili individ i cili ka synime avancimi, a të perdor strategjinë apo sinqeretitetin?
Perdorimi i strategjisë nenkupton injorimin e vlerave individuale, dhe krijimin e një fasade, e cila nuk përfaqëson identitetin tonë, vlerat tona, apo thënë më mirë, esencen tonë.
Sinqeriteti si vlerë e jashtëzakonshme, ka filluar të ngjyroset me nuanca të naivitetit, dhe çdo ditë e më shumë po i largohemi, duke e cilësuar si kërcënim të një komoditeti imagjinar.
Ky është gabimi më i madhë që mund të bëjmë, sepse nuk na konvenon largimi nga vlerat tona, nuk kemi mundësi t’a mbajmë këtë fasadë përgjithmonë, dhe kjo gjendje e perhershme improvizimi dhe aktrimi, mund të krijojë ndjenja të ngujuara, të cilat mund të dalin në siperfaqe në menyra të pakontrolluara, dhe shumë të demshme.
Prandaj nëse ndodheni në udhëkryq te ketyre opsioneve, gjithmonë zgjedheni rrugen drejt sinqeritetit, sepse humbja e një komoditeti të cekët, ka pasoja shumë më të lehta, sesa kriza e identitetit.
Autor i Artikullit  – Bleron Elezaj / HR Coordinator