Përshkrimi i trajnimit

Punësimi dhe mundësia për punësim është një treg shumë i vështirë në Kosovë, dhe besohet se pjesë e këtij problemi është edhe mungesa e shkathtësive të shekullit 21 tek të rinjtë. Shkathtësitë e shekullit 21 i referohen portofolit të shkathtësive të nevojshme nga të rinjtë për të gjendur rrugën në ndryshimet në botë dhe vendin e punës për shkak të globalizimit, teknologjisë dhe forcave të tregut dhe vetëdijesimi i të rinjve rreth këtyre shkathtësive iu ofron një mundësi për të zhvilluar dhe përmirësuar veten për të ardhmen.

Si rrjedhojë vjen edhe qëllimi ynë, ku njëherë për njëherë, është të informojmë të rinjtë në përdorimin e teknologjisë dhe informacionit që të mund të kenë një orientim karriere të duhur dhe sa më adekuat. Ne besojmë se këto aftësi nuk janë të rëndësishme vetëm për integrimin në punë, por edhe për jetën në përgjithësi. Gjatë përvojës tonë në tregun e Kosovës kemi vërejtur se të rinjve ju mungon informacioni se si të plotësojnë aplikacionet si duhet, si të shkruajnë CV dhe rëndësinë e saj, si të hulumtojnë dhe kërkojnë për punë adekuate, si të zbulojnë tregje të reja të punës, apo edhe si të prezantohen në intervistë. Për këtë arsye edhe kemi vendosur të organizojmë trajnime falas për të informuar sa më shumë të rinj me këto njohuri bazë mbi të ardhmen e tyre.

Plan programi i trajnimit

Trajner

Master Trajner: Besnik Sylejmani
CEO & Founder në HomeGarden
Former CHRO & COO Viva Fresh Store
www.linkedin.com/in/besniksylejmani/

Master Trajner: Gent Shala
CEO & HRP – Hoja
Master Trainer – GIZ
www.linkedin.com/in/gentshala/

Datat dhe Platforma

Orari: 18:00 – 20:00
Sesioni online mbahet me datën 31 Mars.

Platforma:
Pas regjistrimit më posht, një ditë përpara se të filloj sesioni, do të ju dërgohet linku për trajnimin online.

Apliko këtu - Orientimi në Karrierë